Çfarë ofron funksioni më i fundit i Instagramit?

July 17, 2024
Posted in Instagram
July 17, 2024 blank

Çfarë ofron funksioni më i fundit i Instagramit?

Funksioni më i fundit në Instagram ju lejon të pasuroni më tej ‘Reels’-in tuaj.

Instagram, platforma e ndarjes së fotove dhe videove në pronësi të Meta, ka njoftuar një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të shtojnë audio skedarë të shumtë në “Instagram Reels”.

Deri më tani, përdoruesit mund të shtonin vetëm një temë muzikore, transmeton Telegrafi.

Funksioni i ri tashmë ka filluar të shpërndahet për një numër të caktuar përdoruesish në mbarë botën.

Adam Mosser, kreu i Instagram, njoftoi në platformë se përdoruesit tani do të jenë në gjendje të shtojnë deri në 20 audio skedarë audio në Instagram Reels-in e tyre.

Kur përdoruesit e Instagram shtojnë këngë të ndryshme në Reel-in e tyre, ajo audio përzierje shënohet se u përket përdoruesve dhe gjithashtu u lejon të tjerëve ta përdorin dhe ta ndajnë atë.

Ky opsion do ta bëjë më të lehtë për përdoruesit përdorimin e “Instagram Reels”, pasi nuk do të ketë nevojë të përdorin aplikacione të tjera për përpunimin e audiove ose përzierjen e shumë këngëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *